VLEN: “Pacienti” nuk mund t’i përfaqësojë shqiptarët

VLEN: “Pacienti” nuk mund t'i përfaqësojë shqiptarët

Kandidati për president nga radhët e BDI-së Bujar Osmani sipas VLEN nuk mund t’i përfaqësojë denjësisht shqiptarët sepse ai ka dosje me emrin “Pacienti” në Prokurorinë Speciale ku akuzohet për korrupsion. Sipas Fari Hisenit nga VLEN, BDI-ja kandidoi Bujar Osmanin për president vetëm e vetëm për të mos lejuar që të ketë vetëm një kandidat të përbashkët shqiptarë, shkruan Alsat.

“Sot jemi këtu që të tregojmë se pse Bujar Osmani është thjeshtë “Kurbani pa Bajram” i BDI-së në këto zgjedhje. Ai asnjëherë nuk mund denjësisht të përfaqësoj shqiptarët. Bujar Osmani nuk mundet assesi ta quaj veten kandidat për të përfaqësuar shqiptarët sepse për turpin e tij ai është shqiptari i parë dhe i vetëm me lëndë në Prokurorinë Speciale ku është akuzuar për korrupsion në lëndën me emrin ‘pacienti’”, deklaroi Fari Hiseni, VLEN. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button