VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
Koalicioni VLEN në mesazhin e urimit të 33-vjetorit të pavarësisë së shtetit, e cilëson si absurde që çështja e përdorimit të shqipes mbetet e hapur ende.
“Edhe pas 33 vitesh pavarësi dhe 23 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, për fat të keq, ende hapen çështje për përdorimin e gjuhës amtare të shqiptarëve, një arritje qytetëruese dhe përfitim demokratik që nuk duhet të vihet në pikëpyetje në shekullin XXI. Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet me korrupsionin endemik politik dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për reforma që do të rikthejnë kapacitetet e institucioneve të dëmtuara shtetërore. Vetëm përmes transparencës, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike”, thekson koalicioni VLEN.