VLEN: Ristov i lidhur me gjykatësin Enver Bexheti, bashkë kanë ndikuar në vendimet gjyqësore
VLEN: Ristov i lidhur me gjykatësin Enver Bexheti, bashkë kanë ndikuar në vendimet gjyqësore
VLEN kërkon më shumë sqarime për atë se në cilat lëndë ka qenë i përfshirë Gjoko Ristov dhe bashkë me Enver Bexhetin kanë ndikuar në vendimet gjyqësore për njerëz të fuqishëm. Sipas tyre, lidhja mes këtyre rasteve të dyshimta korruptive nuk është e rastësishme.
“VLEN është i bindur se ky nuk është rast i izoluar por maja e ajsbergut të një sistemi të kalbur i cili për vite me radhë ka mbrojtur të fortët ndërsa ka shtypur qytetarët e zakonshëm. Ajo e bën situatën edhe më alarmante është fakti se Gjoko Ristov nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Përkundrazi, ai së bashku me gjykatësit Enver Bexheti, tashmë i shpallur “non-grata” ka qenë pjesë e vendimeve gjyqësore që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, simbolit të shtetit të kalbur, i cili sot shetit i lirë me Ferrari në Monako. Kujtojmë se Enver Bexheti u sanksionua si non-grata bashkë me të arratisurin nga drejtësia, po ashtu non-grata, Artan Grubi, pikërisht mbi bazën e dyshimeve se kanë ndikuar mbi vendimet që i mundësuan Sasho Mijallkovit të gëzojë lirinë dhe të shpenzojë pasurinë e tij”, deklaroi Driton Sulejmani, VLEN. /Alsat.mk








