VLEN vazhdon akuzat për keqpërdorime: Kompania e afërt me Azirin, shumë përfitime
VLEN vazhdon akuzat për keqpërdorime: Kompania e afërt me Azirin, shumë përfitime
VLEN vazhdon me akuzat e ditëve të fundit që e lidhin deputetin e Frontit Evropian Elmi Aziri me një kompani që ka fituar shumë nga tenderet e institucioneve. Fjala ishte për tenderë nga Ministria për Sistem Politik dhe Lotaria Shtetërore, kurse tani, edhe nga institucione të tjera lokale. Sipas tyre, kjo është bërë me ndërmjetësimin e Grubit.
“Kompania e njëjtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, ka fituar tenderë nga Komuna e Likovës, nga Shkolla e mesme “Ismet Jashari” në Likovë, nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe IPSH – Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë. Këtyre katër tenderëve, kompania RITRON KOPI DOOEL- import -eksport Kumanovë, u ka dhënë ofertë për furnizim të pajisjeve kompjuterike, për të cilat i është kryer pagesë rreth 1 milion denarë. Këto të dhëna janë tregues i qartë se pavarësisht nga vlera e furnizimeve, pa aminin e BDI, asnjë kompani nuk mund të fitojë asnjë denar”, tha Bujare Abazi, VLEN.