Vlera e përgjithshme e investimeve në zonat ekonomike arrin 105 milion euro

Nga fillimi i vitit përfundimisht me ditën e sotme, vlera e përgjithshme e investimeve në zonat ekonomike arrin 105 milion euro. Për atë se kompanitë e huaja nuk e kanë ndjerë seriozisht goditjen e krizës ekonomike dhe shëndetësore, tregon fakti se eksporti i përgjithshëm në gjashtë muajt e para ka arritur 1 miliardë e 539 milionë euro, që është për 68% më shumë se në vitin 2020. Paralajmërimet e kompetentëve janë se në tre vitet e ardhshme në zonat ekonomike do ketë investime në vlerë prej 1 miliardë euro dhe punësim të 14 mijë personave.

“Kemi vënë fokusin në investime më cilësore, kjo nënkupton rroga më të larta për punëtorët dhe të ardhura më të mëdha në buxhet. Gjithsesi se është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë investime të huaja, të kemi import të teknologjive të reja sepse e gjithë kjo kontribuon për ekonominë, por përfitimet reale dhe praktike për shtetin janë përmes vendeve të punës, rroga për njerëzit dhe kontributeve që paguhen në buxhetin e shtetit”, deklaroi Jovan Despotovski, drejtor i Zonave ekonomike.

LEXO EDHE:

Back to top button