VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe Venko Filipçen për pengim të proceseve demokratike dhe dëmtim të integrimit evropian
VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në se po pengon proceset demokratike në vend. Sipas partisë maqedonase në pushtet, LSDM-ja dhe lideri i saj Venko Filipçe nuk mund të flasin për patriotizëm dhe interesa shtetërore, ndërsa, me veprime dhe deklarata po dëmtojnë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“ Kur SDS ishte në pushtet, qytetarëve u premtonin drejtësi, jetë më të mirë dhe të ardhme evropiane, ndërsa qytetarët u përballen me korrupsion, kriminalitet, një sistem gjyqësor që funksionon sipas diktatit të tyre dhe shumë gënjeshtra të llojit kemi filluar negociatat me Brukselin, ndërkohë që fillimi nuk ishte as në horizont. Pikërisht ata që sot duan të flasin për patriotizëm dhe interesa shtetërore, i kanë shitur të gjitha,” tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-së.








