VMRO-DPMNE: Qeveria nuk i bën reformat e nevojshme

VMRO-DPMNE: Qeveria nuk i bën reformat e nevojshme

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, tha se politika e Sofjes zyrtare nuk është pengesa kryesore për fillimin e negociatave për anëtarësim, por se qeveria në Shkup ka vonesë në zbatimin e reformave të nevojshme.

“Në vitin e fundit raportues, për vitin 2021, kemi notën mesatare prej 1.52. Asnjëherë nuk kemi pasur notë kaq të ulët sa i përket përparimit të kapitujve dhe harmonizimit të legjislacionit maqedonas me ligjin e BE-së dhe harmonizimit të kritereve të nevojshme. Kjo për shkak se qeveria nuk i bën reformat”, tha Eftimov./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button