Borut Pahor, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka treguar për letrën që i ka dhënë presidentit të Këshillit Europian, ku kërkohet që të plotësohen disa kushte për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e ndër to është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Unë besoj se nevojiten hapa konkretë për të përshpejtuar zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave në qershor dhe Kosova të marrë liberalizim vizash. Besoj se të dyja kërkojnë vetëm vullnetin politik të shteteve anëtare, si të tre shtetet plotësojnë të gjitha kushtet për të thënë”, thuhet në letrën e tij.

Pahor këtë letër ia ka dorëzuar Michelit në Forumin e Prespës. Aty përmendet rreziku që Ballkani Perëndimor të largohet nga rruga europiane, nëse vazhdon procesi shumë i ngadaltë i integrimit të këtyre shteteve nga ana e BE-së. Përpos liberalizimit të vizave për Kosovën, Pahor kërkon që të fillojnë negociatat në qershor me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, ai kërkon që Bosnjës e Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE pa kushte.

LEXO EDHE:

Back to top button