VMRO-ja dorëzon nismën për interpelancë për Dimitrovin

VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi nismën për interpelancë për zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Nikolla Dimitrov. Dimitrovi akuzohet se nuk respekton Kushtetutën sepse nuk jep llogari para deputetëve për punën e tij edhe pse është ftuar në komisionin parlamentar, se ka mashtruar për marrjen e vendimit pozitiv për fillimin e negociatave dhe për mos-dhënie sqarime për atë që ka punuar në 100 ditët e kaluara.

“Arsyeja e parë është shumë serioze; mosrespektimi i Kuvendit nga ana e tij. Nikolla Dimitrov është ndër ministrat e paktë në Evropë, me përjashtim ndoshta të ministrit në Bjellorusi, i cili nuk u përgjigjet thirrjeve të deputetëve në Kuvend. Arsyeja e dytë për interpelancën e Nikolla Dimitrovit është mossuksesi i tij në 100 ditët e kaluara por edhe në dy vite e gjysmë. Arsyeja e tretë është pasiviteti i Sekretariatit për Çështje Evropiane- deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button