VMRO-ja i kërkon pushtetit ta ulë akcizën e derivateve të naftës

VMRO-ja i kërkon pushtetit ta ulë akcizën e derivateve të naftës

" "

Gazetare: Andrea Çobanova

Çmimet e derivateve të naftës kanë filluar të bien në bursat botërore. Nëse kjo tendencë vazhdon deri në fund të kësaj jave, të hënën mund të pritet ulje e çmimit të karburanteve në vend, shkruan Alsat.

Komisioni Rregullator në fund të javës bën përmbledhjen e lëvizjeve në bursë për javën e kaluar, duke përfshirë edhe lëvizjen e dollarit. Më pas merr vendim për rritje, ulje ose të mbahet çmimi i njëjtë. Qeveria deri më tani nuk ka bërë të ditur nëse do të heqë dorë nga një pjesë e parave që e merr nga shitja e derivateve. Më shumë se 40% derdhen në arkën e shtetit nga çdo litër i shitur, si akcizë, kompensim për mjedisin jetësorë dhe ruajtjen e rezervave shtetërore të naftës. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi nismë në Kuvend për uljen e akcizës.

“Pritëm që Qeveria të reflektojë dhe vet t’ia ulë akcizat, por pas kjo nuk ndodhi, në ditët në vijim do të kemi propozim të këtillë”, tha Hristian Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE-së.

Transportuesit thonë se çmimi i karburanteve fuqishëm godet ndaj bizneseve të tyre, andaj duhen masa të ngjashme sikur vendet evropiane.

“Duhet të merren masat. A do të na japin subvencione, a do të ngrihen çmimet e karburantit, a do t’i shfrytëzojnë rezervat për të cilat ndahet kompensimi nga vet çmimi i karburanteve, Qeveria duhet të bëj diçka”, deklaroi Biljana Muratovska- Asociacioni i transportuesve Makam- Trans.

Si pasojë e çmimeve të larta të derivateve të naftës, për 20% janë rritur edhe çmimet e biletave të transportit ndër-urban në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button