VMRO-ja kërkon shfuqizimin e qeverisë teknike / LSDM: Çështja do të diskutohet në kuvend

VMRO-ja kërkon shfuqizimin e qeverisë teknike / LSDM: Çështja do të diskutohet në kuvend

Gazetar: Lluka Andreev

VMRO-DPMNE i bëri thirrje LSDM-së që të shfuqizojë Qeverinë teknike që formohet njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Sipas partisë opozitare, një nga arsyet është që BDI-ja të mos ketë kryeministër teknik. Gjithashtu, VMRO-DPMNE konsideron se qeveritë teknike janë joefikase dhe jofunksionale dhe qytetarët paguajnë çmimin.

“VMRO-DPMNE, si partia më e përgjegjshme politike ndaj qytetarëve dhe shtetit, është e gatshme të heqë dorë nga Qeveria teknike, vetëm BDI, të mos ketë kryeministër teknik. BDI prej muajsh është në fokusin e të gjitha skandaleve kriminale që tronditin Maqedoninë. Parti në të cilën nuk ka kuadër të pa komprometuar dhe të pakriminalizuar nuk mund ta sigurojë kryeministrin teknik të shtetit”, u shpreh Mile Lefkov – deputet i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE nuk është përgjigjur nëse megjithatë do t’i emërojë ministrat e saj teknikë, nëse partitë në pushtet refuzojnë ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike. Thanë vetëm se fillimisht do të presin përgjigjen nga LSDM-ja. Ndërkohë socialdemokratët e lanë këtë çështje për shqyrtim në grupet e punës në Kuvend.

“Janë formuar grupet punuese të cilat do të diskutojnë intensivisht të gjitha proceset që janë të nevojshme për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në periudhën e ardhshme. Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi takim në Kuvend me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përkatësisht kryetarët e tyre, kështu që mendoj se për të gjitha këto detaje do të merren vesh në periudhën e ardhshme”, tha Lidija Tasevska – deputete e LSDM-së.

Kovaçevski një ditë më parë përsëriti se vendimi për formimin e qeverisë teknike është ende në fuqi. Ai shtoi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në maj, që do të thotë se një qeveri e tillë duhet të formohet në fund të janarit ose përsëri në shkurt. Deri atëherë BDI duhet të propozojë kandidatin për kryeministër, emri i të cilit do të koordinohet me partnerët e koalicionit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button