VMRO: Krimet e BDI-së nuk kanë fund, Bujar Osmani dhuron 1.8 milionë euro për donatorin më të madh të partisë

VMRO: Krimet e BDI-së nuk kanë fund, Bujar Osmani dhuron 1.8 milionë euro për donatorin më të madh të partisë

“Bujar Osmani përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme do t’i paguajë “Eurovia” 1.8 milionë euro para të qytetarëve për përshtatjen e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” për konferencën e Këshillit Ministror të OSBE-së. “Eurovia” është edhe donatori më i madh i BDI-së”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas partisë së Mickoskit kompania Eurovia, e cila është në pronësi të Elmedin Ademit, nipit të ish-funksionarit të lartë të BDI-së, Abdylaqim Ademi, ka marrë dy milionë euro për ndërtimin e stacionit të ri policor në Aeroport, si dhe tenderin për rindërtimin dhe shndërrimin e ambienteve për Universitetin “Nënë Tereza”.

“Pronar i “Eurovia” është kompania “Eurovia Holding”, në të cilën përveç Elmedinit, pronar është edhe Eldin Ademi, personi kryesor në degën e BDI-së në Jegunovc. BDI-ja ka pranuar 2.509.200 denarë donacion nga Elmedin Ademi, që është trefish mbi limitin ligjor për donacion nga persona fizik, dhe në të njëjtën kohë “Eurovia” si person juridik ka dhuruar 1.845.000 denarë në vitin 2022. Ky është një shembull klasik, se deri në cilën masë në BDI, janë të përfshira në krime dhe vjedhje të parave të qytetarëve, me qëllim të pasurimit personal. Përgjegjësi do të ketë, për këtë të jeni të sigurt, kushdo që ka kryer një krim do të dalë para drejtësisë”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button