VMRO-LSDM, përplasje për korrupsionin

VMRO-LSDM, përplasje për korrupsionin

Gazetar: Mefail Ismaili

Pasurimi i nipërve të liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe futja e Ramiz Merkos në Listën e zezë të SHBA-së ishin në fokus të seancës së pyetjeve të deputetëve. Dragi Kovaçki nga VMRO-DPMNE ka pyetur kryeministrin Dimitar Kovaçevski, nëse ka guxim të ftojë institucionet kompetente të hetojnë pasurimin e familjarëve të Ali Ahmetit në moshë aq të re dhe a do të kërkojë nga kreu i BDI-së që të dorëhiqet. Kryeministri përsëriti përgjigjet se organet hetuese kompetente janë të obliguara të bëjnë punën e tyre.

Si mundet në moshë 24 vjeçare, Drin Ahmeti me kompani e cila ka punuar në humbje, të fitojë pronësi prej 39% të objektit afarist Soravia vetëm pse ka shpirt afaristi dhe vizion për të ardhmen?… A do të kërkoni dorëheqje nga Ali Ahmeti dhe a do të keni guxim ti ftoni Ministrinë e punëve të jashtme, Policinë financiare, drejtorinë për kundërzbulim financiar, drejtorinë e të ardhurave publiketë ngrenë hetim për rastin e Drin Ahmetit, deklaroi Dragan Kovaçki.

“Nëse dikush në moshë 24 vjeçare ka fituar pronësi, nëse është më i ri a më i vjetër është diçka që nuk lidhet me vitte, por mënyrën me të cilën kushdo qoftë ka fituar çfarëdo pronësie, nëse ka dyshum për këtë a ju shprehni dyshim, kontrollohet institucionalisht. Pas transaksion të këtillë Drejtoria e kundërzbulimit financiar është e obliguar ta kontrollojë rrjedhën e parave, pasi bëhet fjalë për transaksion që është mbi limitin që kontrollohet a bëhet fjalë për transaksion ndërkombëtar, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kryeministri KOvaçevski u përplas edhe me deputetin Bojan Stojanovski i cili e pyeti pse nuk ka guxim që të kërkojë dorëheqjen e kreut të Komunës së Strugës Ramiz Merko. Por kryeministri përsëriti se Merko është i zgjedhur nga qytetarët, ndërsa organet duhet ti hetojnë dyshimet e SHBA-së.

Pse frikësoheni të kërkoni nga Ramiz Merko, person i dyshuar për krim, korrupsion dhe ndikim në procedura gjyqësore të japë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të komunës së Strugës, për shkak se plotë e keni gojën me BE-në, NATON, plotë e keni gojën për bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ndërsa në Qeveri keni person i cili është në kryesim të partisë politike që e përbën koalicionin tuaj dhe person për të cilin njerëz me 8000 kilometra larg nga këtu kanë vërejtur se ka bërë krim, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Është e papranueshme se si atje hetuesit kanë pasur informacione për atë se çka ndodhë këtu e mos ketë informata të tilla në institucionet kompetente këtu. Çdo funksionarë i zgjedhur dhe emëruar në gjithë mandatin duhet të punojë sipas ligjeve dhe në interes të qytetarëvel. Andaj edhe tani i ftoj institucionet kompetente në pajtuehsmëri me ligjit ti kontrollojnë të gjitha dyshimet dhe arsyet pse është gjendur në listën e zezë të SHBA-së, u shpreh Dimitar Kovaçevski, VMRO-DPMNE.

Gjatë pyetjeve të deputetëve, nga opozita kërkuan përgjigje nga kryeministri dhe pushteti edhe për skandale të tjera të cilat për momentin qarkullojnë në opinion. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button