VMRO: Ora policore nuk është zgjidhje, populli pret vaksina

-Zaev dhe Filipçe kanë gabime sistematike. Ora policore nuk është zgjidhje, populli pret vaksina, ky është reagimi fillestar i partisë opozitare VMRO-DPMNE pas njoftimit të autoriteteve në lidhje me rekomandimin për kufizim të lëvizjes, transmeton Alsat.

“Qeverisë i ka munguar strategjia në luftën kundër COVID-19 që nga fillimi. Masat ishin të vonuara dhe joefektive. Kur VMRO-DPMNE propozoi testimin masiv dhe kufizimin e pandemisë, Zaev dhe Filipçe ndoqën tenderët. Kur e gjithë bota siguron vaksina, Zaev dhe Filipce ndjekin përsëri tenderët dhe nuk ka vaksina. Nëse qeveria do të ishte e azhurnuar, tani do të ishim në fazë të avancuar të vaksinimit dhe nuk do të kishte nevojë për kufizime. Kufizimet në lëvizje nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit nuk kanë asnjë efekt. Kjo për shkak të politikave të çmendura të Zaevit. Kemi regjistrim dhe orë policore në të njëjtën kohë. Gjatë ditës njerëzit do të grupohen dhe do të përhapin infeksionin”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button