VMRO: Rishikimi i buxhetit, ryshfet parazgjedhor

Ribalanci i paraqitur i buxhetit është ryshfet klasik parazgjedhor dhe nuk u ndihmon qytetarëve dhe ekonomisë, thonë nga opozitarja VMRO DPMNE. Ata gjithashtu reagojnë që administrata nuk duhet të marrë regres vjetor në kohë kur populli është i varfër dhe ekonomia ka nevojë për ndihmë për të mbijetuar.

Fokusi më i madh i rishikimit të tillë nuk do të jetë industria dhe sektori real, por administrata e madhe shtetërore. Me fjalë të tjera, ekonomia e shkatërruar dhe ekonomia e gjunjëzuar do të duhet të ushqejnë administratën në mënyrë shtesë për shkak të interesave politike dhe të ngushta partiake të Zaevit dhe qeverisë. Para zgjedhjeve, Zaev premtoi administratë më të vogël dhe efikase, Zaevi pas zgjedhjeve organizon ryshfet të administratës shtetërore, të paguar me para të popullit”- Gordana Dimitrieska Koçoska.

LEXO EDHE:

Back to top button