Von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian “duhet të jetë i përgatitur për pasojat” e luftës në Lindjen e Mesme
Von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian "duhet të jetë i përgatitur për pasojat" e luftës në Lindjen e Mesme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian “duhet të jetë i përgatitur për pasojat” e luftës në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të godasin objektivat në Iran.
Von der Leyen i bëri komentet në Bruksel, duke folur së bashku me presidentin e Zvicrës Gaj Parmelin, i cili ftoi të gjitha palët në konflikt të diskutojnë paqen në Zvicër.
“Situata mbetet e paqëndrueshme, por tre gjëra janë të rëndësishme. Ekziston një shpresë e ripërtërirë për popullin e shtypur të Iranit dhe ne e mbështesim fuqimisht të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Së dyti, duhet të punojmë shumë për të ulur tensionet dhe për të ndaluar përhapjen e konfliktit. Dhe e treta, stabiliteti i rajonit është me rëndësi të madhe. E vetmja zgjidhje e qëndrueshme është ajo diplomatike. Dhe kjo do të thotë një tranzicion i besueshëm për Iranin”, tha Ursula Von Der Leje, Presidente e KE-së./ Alsat.mk








