Von der Leyen: Varianti Delta shumë i rrezikshëm, vaksinohuni!

Varianti Delta është shumë i rrezikshëm, prandaj  nxis me forcë të gjithë ata që munden për t’u vaksinuar që ta bëjnë një gjë të tillë për shëndetin e tyre dhe për të mbrojtur dhe të tjerët, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“BE do të vazhdojë të sigurojë vaksina. Bashkimi Evropian ka mbajtur fjalën e tij. Qëllimi ynë ishte të mbrojmë 70% të të rriturit në BE me të paktën një dozë deri në korrik”, shtoi ajo.

”Sot, ne e kemi arritur këtë qëllim. 57% e të rriturve tashmë gëzon mbrojtjen e plotë të një vaksinimi të dyfishtë”, shtoi von der Leyen.

”Këto shifra e vendosin Evropën mes lidereve botërore. Ne ecëm shumë mirë me vaksinimet, por duhet të vazhdojmë përpjekjet tona”, theksoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button