Votat në Fulton të Miçigenit, mbajnë pezull rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Kandidati demokrat Xho Bajden duket gjithnjë e më afër Shtëpisë së Bardhë, kjo pasi ka siguruar 264 vota zgjedhore, nga 270 që nevojiten për të siguruar presidencën. Megjithatë ai duhet të fitojë Nevadën, ku vijon të kryesojë, ndërsa numërimi po i afrohet fundit.

Rezultatet përfundimtare të Miçiganit dhe Nevadës me shumë gjasë do të mësohen sot, ndërsa Pensilvania do të numërojë deri të premten. Trump është ende në garë, por duhet të tejkalojë Biden në Nevada dhe Arziona, e të fitojë gjithashtu Xhorxhian, Pensilvaninë dhe Karolinën e Veriut ku është në avantazh. Nëse gjithçka do të shkojë si duhet, numërimi i votave në Fulton të Xhorxhisë pritet të mbyllet nga momenti në moment. Autoritetet raportojnë se kanë mbetur edhe 10-11 mijë vota të fundit për t’u numëruar, teksa janë skanuar 137.134 fletë votimi.

Ndërkohë që numërimi vazhdon pa u ndalur në gjashtë shtetet e fundit dhe kryesore, ka reaguar edhe kandidati Joe Biden i cili ka shkruar se “Çdo votë duhet të numërohet”

Ndërkohë që ka pasur protesta në disa qytete amerikane ndërsa rezultatet e zgjedhjeve mbeten të paqarta. Protestuesit dolën në rrugë në disa qytete amerikane, duke bërë thirrje për një numërim të plotë të votave, ndërsa grupe më të vogla mbështetëse të presidentit Trump u mblodhën para qendrave të numërimit të votave në Miçigan dhe në Arizona.

Policia në New York arrestoi dhjetëra njerëz pas asaj që kishte qenë një demonstratë paqësore. Zyrtarët thanë se një grup i vogël njerëzish “u përpoqën të rrëmbenin” protestën duke u vënë zjarrin plehrave dhe duke u përleshur me oficerët e policisë.

Protestuesit marshuan gjithashtu në Çikago, Los Anxhelos, Seattle, Hjuston, Pittsburgh, Minneapolis dhe San Diego. Përveç thirrjes për numërimin e votave, demonstruesit theksuan gjithashtu pabarazinë racore, subjekt i protestave të shumta gjithandej Shteteve të Bashkuara këtë vit.

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump shkuan në një qendër të numërimit të votave në Detroit, Miçigan, për të kërkuar ndërprerjen e numërimit. Ata në një tubim të mëvonshëm në Phoenix të Arizonaa, brohoritën “Ndalni vjedhjen”.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button