Përleshja me policinë në Fushë Kosovë, kërkohet paraburgim ndaj 5 personave për vrasje në tentativë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve G.K., A.K., F.K., B.K., dhe Sh.K., me dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Rasti ka të bëjë me përleshjen e cila ka ndodhur në Fushë Kosovë, më 3 nëntor 2020, si pasojë e shqiptimit të një tikete kundërvajtjeje, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dy zyrtarë policorë nga shtatë persona të dyshuar.

Nga kjo përleshje pesë persona kanë marrë lëndime trupore, prej tyre dy zyrtarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

LEXO EDHE:

Back to top button