Hetohet kreu i KSHZ-së dhe tre nëpunës

Prokuroria heton kreun e KSHZ-së Oliver Derkoski, tre anëtarë të Komisionit për furnizime publike në KSHZ dhe pronarin e një kompanie, për keqpërdorim të detyrës gjatë furnizimit publik.

Prokuroria vlerëson se në shpalljen për furnizime publike ka marrë pjesë një kompani që s’ka pasur të drejtë për këtë. Në komunikatën e prokurorisë thuhet se specifikat teknike të furnizimit janë përpiluar në konsultim me kompaninë pjesëmarrëse në tender, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Nga kjo procedurë, dy kompani kanë përfituar në total 1 milion e 250 mijë denarë ose rreth 20 mijë euro.

Softueri i siguruar nga ky furnizim publik dhe i cili në ditën e zgjedhjeve duhet të tregonte rezultatin “dështoi”  sepse paraprakisht nuk ishte testuar, vlerëson prokuroria.

Nuk është bërë testim dhe as testim final i softuerit para se ai të zbatohej dhe nuk është vëzhguar procedura e zbatuar me bisedime, edhe pse kanë qenë të obliguar ta bëjnë këtë përpara se të shkruhet marrëveshja, si dhe të vërtetojnë se raporti nga procedura e zbatuar është përgatitur në kundërshtim me Rregulloren e mënyrës së mbushjes së formularit dhe Raportin për procedurën e zbatuar”-thonë nga Prokuroria.

Prokuroria kërkon që të dyshuarve t’u merret pasaporta, t’u ndalohet të lëshojnë vendbanimin dhe të ndërmarrin veprime që kanë lidhje me procedurën për të cilën hetohen.

Por, kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski beson se nuk do të dalë gjë nga ky hetim. Ai thotë se të gjitha procedurat për furnizime publike në KSHZ gjatë periudhës prej kur ai është kryetar, janë zbatuar në mënyrën më transparente.

Nuk do ta komentoja hetimin sepse nuk dua ta dëmtoj procesin. Në periudhën e kaluar, për herë të parë në KSHZ, të gjitha procedurat për furnizim publik për organizimin e zgjedhjeve janë realizuar në mënyrë më transparente”-deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Më 15 korrik, pak përfundimit të votimit në zgjedhjet parlamentare, sistemi që tregonte rezultatin në faqen elektronike të KSHZ-së ra, kurse arsyet hetohen akoma.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button