Votohet përbërja e re e KSHZ-së, Dashtevski nga VMRO-ja do të jetë kryetar

Aleksandar Dashtevski do ta drejtojë organin më të lartë zgjedhor. Kuvendi e zgjodhi atë kryetar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor me propozim të VMRO-DPMNE-së. Opozita mbështeti edhe Boban Stojanovskin i cili u bë anëtar i KSHZ-së. Zëvendësja e Dashtevskit do të jetë nënkryetarja aktuale e KSHZ-së, Ditmire Shehu nga radhët e BDI-së. LSDM-ja mbështeti Boris Kondarkon dhe Radica Risteskën, ndërsa anëtari i ri i KSHZ-së do të jetë ish zëvendës ministri i drejtësisë, Oliver Ristevski. Krenar Lloga gjithashtu u bë anëtar i ri me propozimin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Para votimit nuk kishte asnjë diskutim. Lehtë u arit shumica prej dy të tretave.

Lëvizja BESA nuk do të ketë vend në komision për shkak të koalicionit parazgjedhor me LSDM-në. Sot në Parlament, ata kërkuan model të ri për zgjedhjen e përbërjes së KSHZ-së.

Në përbërjen e re të KSHZ-së nuk do të jetë kryetari aktual Oliver Derkovski. Ai është një nga të dyshuarit për skandalin me rrëzimin e faqes së internetit të KSHZ-së kur rezultatet e votimit nuk u publikuan fare ditën e zgjedhjeve më 15 korrik të vitit të kaluar.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button