Bozhidar Jankovski, pronar i ri i “Diners”

Prej sot, Diners Klub International MAK SHPKNJP është plotësisht në pronësi të drejtorit ekzekutiv Bozhidar Jankovski. Erste Kard Klub SHPK Zagreb, Kroaci shiti të gjithë aksionet e saj. ”

“Kjo është një mirënjohje e jashtëzakonshme për punën e Diners Club në vendin tonë. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera të menaxhimit të kompanisë në 20 vitet e kaluara, unë kam këtë mundësi të rrallë si një person privat të jem pronar i kompanisë që vazhdon të operojë nën franshizën e Diners Club International Ltd. Bashkëpunimi i tillë është një gjë e rrallë dhe konfirmim i faktit se kompania ka shënuar rezultate të shkëlqyera të suksesshme dhe rritje për vite me radhë,” tha Jankovski.

Sipas tij, përparësitë në të ardhmen e afërt janë futja e mundësive dhe produkteve të reja dhe zhvillimi i përshpejtuar i digjitalizimit të shërbimeve dhe produkteve.

Me blerjen e aksioneve, Diners Club International MAK SHPKNJP bëhet pronari i drejtpërdrejtë i franshizës, duke lidhur një marrëveshje franshize me Diners Club International Ltd. Me këtë merret e drejta ekskluzive për të lëshuar një kartë Diners Club, si dhe mundësinë për zhvillim të mëtejshëm dhe funksionimin e markës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas ndryshimit të pronësisë, nuk do të ketë ndryshime në emrin dhe selinë e kompanisë, si dhe në detyrimet e kompanisë. Detyrimet dhe të drejtat kontraktuale të klientëve dhe komintentëve nuk ndryshojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button