Vrasja e 22 vjeçares, vazhdojnë protestat në Iran

Vrasja e 22 vjeçares, vazhdojnë protestat në Iran

Protestat për vrasjen e një 22-vjeçares nga policia iraniane nuk kanë të ndalur. Presidenti i Iranit pretendon se e kupton ndjeshmërinë e vdekjes së të resë, por i quan protestat të papranueshme. Sipas mediave vendase, të paktën 41 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me policinë edhe pse aktivistët thonë se numri mund të jetë më i lartë. Protestat masive po zhvillohen në 80 qytete në të gjithë vendin dhe prej ditësh shumica e njerëzve janë mbledhur në Teheran. Mediat ndërkombëtare raportojnë se forcat e sigurisë po përdorin gaz lotsjellës, shkopinj dhe municione për të shuar protestat dhe për të dekurajuar qytetarët që të tubohen. Të paktën tre herë gjatë javës së kaluar, qasja në internet nga telefonat celularë është ndërprerë në Iran. Aktivistët besojnë se kjo është bërë për të parandaluar përhapjen e pamjeve të dhunës nga protestat./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button