Vrasja e para 28 vitesh, Selaniku nuk e ekstradon Aco Bocevskin

Vrasja e para 28 vitesh, Selaniku nuk e ekstradon Aco Bocevskin

Gjykata në Selanik ka marrë vendim që të mos ekstradohet në vendin tonë 60-vjeçari Aco Bocevski, i arrestuar në Greqi në fund të majit, në bazë të fletarrestit evropian ndaj tij për një vrasje që e ka kryer para 28 vitesh në Maqedoninë e Veriut. Bocevski para 28 vitesh e vrau Seat Ibrahimin, pasi “Mercedes-i” që drejtonte Ibrahimi kishte dalë nga rruga, ndërsa pas tij, në një tjetër veturë, ishte Bocevski. Autoritetet e këtushme e dënuan me 15 vite burg, ndërsa Bocevski doli nga paraburgimi, iku për në Greqi. Përmes avokatëve të tij, Bocevski ka deklaruar se në periudhën e vrasjes ai shërbente në sigurimin personal të ish-presidentit Kiro Gligorov dhe se ishte vënë “në shënjestër” për arsye politike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button