Vrasja e të riut në Tiranë, intensifikohen protestat në të gjithë Shqipërinë

Vijon të jetë e tensionuar situata tek Ministria e Brendshme në Tiranë ku protestohet për vrasjen e Klodian Rashës, të riut 25 vjeçar që u vra nga policia dy ditë më parë. Ndërsa protestuesit kanë tentuar që të thyejnë gardhin e sigurisë, policia ka hedhur gaz lotsjellës. Ndërkohë, turma ka nisur sërish të brohorasë dhe të thërrasë “Rama ik!” Ndërkohë protesta po zhvillohen gati në të gjitha qytet kryesore të Shqipërisë. Me pankarta në duar “Lleshaj dorëhiqu” dhe “Unë jam Klodiani” me dhjetëra të rinj protestuan sot në Korçë fillimisht para policisë dhe më pas u drejtuan drejt bashkisë.