Vrasja makabre e gruas shtatzënë, i dyshuari ende në arrati

Vrasja makabre e gruas shtatzënë, i dyshuari ende në arrati

Një krim monstruoz ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në Prishtinë në oborrin e QKUK-së.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.

I njëjti ndodhet ende në arrati. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit Ilaz Beqiri i cili tha se po punohet intensivisht për kapjen e tij.

“Ende nuk është arrestuar. Po punojmë intensivisht në kapjen e të dyshuarit. Trupit të pajetë të viktimës do t’i bëhet obduksioni. S’ka detaje të reja lidhur me rastin”, tha Beqiri për Klankosova.tv

Kjo vrasje ka tronditur mbrëmë të gjithë Kosovën duke shkaktuar reagime të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button