Vrasje e rëndë në Rosoman, një 27-vjeçar vrau nënën e tij

Gazetar: Petar Çaushevski

27-vjeçari I.R. nga Rosomani e ka vrarë nënën e tij 54-vjeçare dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

“Më 30.03.2026, zyrtarët policorë nga Njësia për Punë të Brendshme-Kavadar e kanë privuar nga liria I.R. (27) nga Rosomani. Në SPB Veles ai vetë ka raportuar se në mëngjes, rreth orës 07:30, në shtëpinë familjare, duke përdorur një mjet të mprehtë, i ka shkaktuar plagë me thikë nënës së tij 54-vjeçare, e cila nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Kavadar”, njoftuan MPB.

– Me mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë me thikë nënës 54-vjeçare
– Është vetëdorëzuar në polici

Nga prokuroria njoftuan se ekspertiza ka përfunduar dhe së është dhënë urdhër për obduksion.

“Ekpsertiza përfundoi, është dhënë urdhër për obduksion si dhe për veprime të tjera që duhet të ndërmerren. Gjatë ditës pritet informatë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, deklaruan nga Prokuroria Themelore Publike.

– Është përfunduar ekspertiza

-Është lëshuar urdhër për obduksion

Ekspertiza në vendngjarje u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar dhe një ekip nga Njësia për Punë të Brendshme- Kavadar. /Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button