KRRE: Me vendim për uljen e shpenzimeve për transportin e derivateve të naftës deri në depo

Gazetar: Angel Dimovski.

Komisioni Rregullator për Energjetikë mori vendim për uljen e kostos së operimit dhe transportit të karburanteve deri në depo nga 1,70 në 1,20 denarë për litër. Ky ndryshim do të ndikojë në uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për rreth 1,41%. Nga KRRE theksojnë se vendimi është marrë si masë për të zbutur ndikimin e bursave botërore të naftës dhe derivateve ndaj tregut vendor dhe për të siguruar stabilitet në furnizim.

Ndryshe, Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin çmimi i benzinës BS‑95 ulet për 2,5 denarë, BS‑98 ulet për 3 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, ndërsa vaji ekstra i lehtë rritet për 0,5 denarë.

“EUROSUPER BS‑95: 84 den/l (ulet për 2,5 den)
EUROSUPER BS‑98: 85,50 den/l (ulet për 3 den)
EURODIZEL: 95,50 den/l (çmimi mbetet i njëjtë)
Ekstra vaj i lehtë (EL‑1): 92,50 den/l (+0,5 den)” , thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë

Ndryshe, çmimi i naftës Brent në bursat botërore u rrit për më shumë se 3% dhe e kaloi shumën prej 115 dollarësh për fuçi. Brent regjistroi rritje prej 59% vetëm këtë muaj, që është rritja më e madhe mujore që nga lufta e Gjirit më 1990, për shkak të mbylljes së ngushticës së Hormuzit, kritike për rreth një të pestën e rezervave botërore të naftës dhe gazit. Në fund të shkurtit, para përshkallëzimit të konfliktit, çmimi i naftës Brent ka qenë rreth 72 dollarë për fuçi, gjë që tregon se sa fort i ka tronditur tregjet botërore kriza brenda një kohe shumë të shkurtër. / Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button