Vrasje në Prishtinë, dyshohet se vrasësi është babai i viktimës

Një vrasje ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur deri tani, një person ka mbetur i vdekur. Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por viktima dyshohet të jetë vrarë nga babai i tij. Sipas njoftimit një person është arrestuar dhe është konfiskuar arma e përdorur në rast.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

LEXO EDHE:

Back to top button