Vrasjet në Kosovë, gazetarja: Duhet urgjentisht të merremi me njerëzit që kanë nevojë për ndihmë psikologjike
Vrasjet në Kosovë, gazetarja: Duhet urgjentisht të merremi me njerëzit që kanë nevojë për ndihmë psikologjike

Vetëm brenda disa ditëve në Kosovë kanë ndodhur 4 vrasje. Numri i madh i vrasjeve brenda pak ditësh ka alarmuar të gjithë opinionin dhe ka shqetsuar qytetarët duke vënë
në dyshim edhe sigurinë e tyre të përditshme. E ftuar në emisionin Ditë e Re në Alsat, gazetarja nga Kosova Paulina Nushi Muhaxhiri, theksoi se ngjarje të tilla janë shtuar në
Kosovë, edhe vitin e kaluar në periudhën e njëjtë ka pasur 2 vrasje brenda disa ditëve, ku shpesh viktimat janë gratë të cilët janë vrarë nga bashkëshortët e tyre ose viktima nga
bashkëmoshatarët e tyre për shkak të zënkave të ndryshme. Muhaxhiri tha se në Kosovë është urgjentisht e nevojshme që institucionet të merren me njerëzit që kanë nevojë për
ndihmë psikologjike, sepse këto vrasje vijnë si pasojë e mostrajtimit të këytre problmeve.
“Ne kemi biseduar me shumë profesionistë të shëndetit mendor, në Kiosovë është urgjente që ne të merremi me njerëzit në kuptimin e ofrimit të ndihmës, nuk është turp
të kërkohet ndihmë dhe në Kosovë ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë. Sikur është një grup i tërë që do duhej të merrej me seriozitet me parandalimin dhe trajtimin e
probleme që ky popull ka dhe institucionet duhet të zgjohen nga gjumi definitivisht.” – tha Pauilna Nushi Muhaxhiri, gazetare.
Ajo tha se dhuna në familje në Kosovë është shumë e pranishme dhe kjo vjen për shkak të problemeve sociale dhe kulturore që kemi.
“Dhuna në familje për sa është për shkak të problemeve sociale që kemi aq është edhe kulturore sepse sot jetojmë në një botë ku edhe gratë arrijnë me i hap sytë dhe kërkojnë
një jetë të dinjitetshe, nënshtrimi ndaj burrave po bëhet i pa papranushëm për gratë dhe kjo papranueshmëri po bëhet e papranueshme prej burrave sepse janë rritur në atë mënyrë që gruaja duhet të nënshtrohet. Një gjë e mirë që është bërë në Kosovë kohëve
të fundit janë ato hallkat që u vendosen në këmbë dhunuesve dhe pasi janë raportuar për dhunë ato nuk guxojnë ti afrohet viktimës.”
Një tjetër shqetësim që gazetarja ngriti dhe tha se duet të merren masa urgjente është edhe përdorimi i armëve të ftohta nga adoleshentët. Në shkollat e Kosovës shpesh janë
konfiskuar armë të ndryshme të ftohta. Ndërsa vetëm në vitin 2024 janë bërë 10 mijë
kërkesa për armëmbajtje me leje, ndërsa qytetarët arsyetohen se ju duhet arma për të qenë më të sigurtë.