Vrima e zezë dhe infiniti i vogël në listë për Nobelin e Fizikës

Sekretet e kozmosit apo fizika kuantike të infinitit të vogël?

Sezoni i Nobelit hapet sot me çmimin e fizikës, pas kurorëzimit të tre zbuluesve të hepatitit C në mjekësi të hënën, shkruan atsh.

Çmimi prestigjioz, i dhënë për të 114 herë do të jepet sot në orën 11:45 në Stockholm.

Imazhi bëri xhiron e botën në prill të vitit 2019. “Vrima e zezë” e parë, e përjetësuar drejtpërdrejt, realizuar nga projekti Event Horizon Telescope.

Drejtori i tij, astrofizikanti amerikan, Shep Doeleman, ashtu dhe gjermani Heino Falcke, mund të marrin këtë çmim për punimet e tyre për këtë çështje.

Sipas institutit të specializuar Clarivate, i cili çdo vit parashikon fitues të mundshëm, Nobeli i Fizikës mund të shkojë gjithashtu për një treshe tjetër ekspertësh të hapësirës.

Meksikano-Britaniku, Carlos Frenk, argjentinasi, Julio Navarro dhe gjermano-britaniku, Simon White mendohen për këtë çmim për kërkimet e tyre mbi formimin dhe evolucionin e galaktikave, strukturën kozmike dhe aureolës së materies së errët.

Në vitin 2019, Çmimi Nobel për Fizikën kishte dalluar tre kozmologë, kanadezo-amerikanin, James Peebles, të cilët ndoqën hapat e Albert Ajnshtajnit për të hedhur dritë mbi origjinën e universit, dhe zviceranët, Michel Mayor dhe Didier Queloz të cilët, të parët, zbuluan ekzistencën e një planeti jashtë sistemit diellor.

Sipas ekspertëve, Nobel-i mund të lërë hapësirë ​​për një fushë tjetër të përparimit të fortë në shkencë, këtë herë me infinitin e vogël: fizika dhe informatika kuantike, duke përdorur veti të habitshme të materies në shkallën e infinitit të vogël.

Vetëm tre gra e kanë fituar Nobel e Fizikët që prej vitit 1901, për 209 burra.

LEXO EDHE:

Back to top button