Vritet ish-bankieri italian në sy të gruas, autorë dyshohet të jenë dy vëllezër shqiptarë

Një krim i rëndë ka ndodhur në Lecce të Italisë ku një ish menaxher banke i dalë në pension ka mbetur i vrarë.

69-vjeçari Giovanni Caramuscio, u vra gjatë natës në Lequile, teksa ishte në një ATM duke tërhequr para.

Sipas informacioneve paraprake janë 2 vëllezër shqiptarë të dyshuar për krimin.

Të dy, sipas raporteve mbanin veshur një maskë antiCovid, por gjatë arratisjes ata kishin lënë më shumë se një gjurmë të dobishme për hetuesit për të gjurmuar identitetin e tyre.

69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij

Karabinierët që hetojnë incidentin kanë siguruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të degës së Banco di Napoli në San Pietro në Lama.

Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen.

LEXO EDHE:

Back to top button