Vuçiç nesër do t’ia dorëzojë Zaevit vaksinat e premtuara

Vaksinat anti kovid të Pfizer përmes Serbisë do të arrijnë nesër në Maqedoni. Për të bërë pranimin solemn të kontingjentit prej 8 mijë dozash, krerët e dyja shteteve do të takohen nesër në pikën kufitare në Tabanoc. Por, kryeministri Zoran Zaev nuk shpreh entuziazëm përderisa konfirmon që edhe vaksinat kineze do të arrijnë në fillim të javës së parë. Ai tha se që në momentin e marrjes së kësaj kure, do të nisë edhe procesi i imunizimit nga stafi mjekësor.

“Kemi një njoftim që edhe nesër, por ende nuk e kemi konfirmuar, dhe për këtë arsye nuk do të them detaje se vaksinat e para mund të mbërrijnë në vendin tonë, ne do ta dimë këtë pasdite nëse do të jetë kështu. Ajo që ne presim në fushën e vaksinave kineze është data 15-16, natyrisht sot pres që pagesa nga vendi ynë të ndodhë në mënyrë që paketimi të mund të planifikohet, duke siguruar transportin nga Kina të këtyre 200 mijë vaksinave deri këtu në Shkup”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Përderisa autoritetet njoftuan që 4 mijë punonjës shëndetësor vullnetarisht janë paraqitur për ti marr vaksinat, pjesa tjetër e qytetarëve që janë në kategoritë e rrezikuara këtë duhet ta bëjnë on-line. Por, gjatë ditës së parë të hapjes së platformës elektronike  “vakcinacija.mk” mbetet jashtë funksionimit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë çështje teknike që ndërkohë rregullohen, duke inkurajuar qytetarët të paraqiten vullnetarisht për të krijuar një data bazë që pastaj mjekët amë do tu caktojnë terminë për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë:

“Aktualisht, po bëhen rregullimet e fundit teknike në faqen e internetit përmes së cilës qytetarët do të jenë në gjendje të aplikojnë duke shprehur interes për vaksinimin kundër CoVid-19”

Sipas Planit nacional të vaksinimit, imunizimi do të zbatohet në tri faza por afat varen nga furnizimet e vaksinave që do të vijnë në vendin tonë. Që dje u shpalos plani operativ i pikave të vaksinimit në Shkup në 7 poliklinika dhe në gjitha qytetet tjera ku është bërë edhe vaksinimi i gripit sezonal. Gati janë edhe frigoriferët e posaçëm për ruajtjen e tyre, e cila është bërë ilaçi më i kërkuar në botë.

 

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button