Këshilli nismëtar për Kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-së: Mickoski i tradhtoi pritshmëritë

Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së pretendon se ka siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve të partisë për kongres më 28 mars. Nisma prej kohësh ka adresuar kritika për kryetarin Hristijan Mickoski.

Këshilli nismëtar për mbledhjen e kongresit të jashtëzakonshëm, arriti të sigurojë mbështetjen dhe nënshkrime nga shumica e delegatëve të cilët morën pjesë në zgjedhjen e kryetarit aktual Hristijan Mickoski. Delegatët që na u bashkuan janë unanim se Mickoski i tradhtoi pritshmëritë dhe se nuk ka plotësuar asnjë nga premtimet e dhëna për kthimin e partisë në binarët e fituesit, për rritjen e kapaciteteve të koalicionimit dhe të sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare – thonë nga Këshilli nismëtar për Kongres të jashtëzakonshëm.

Për VMRO-DPMNE-në, nismëtarët janë persona të distancuar politikisht prej kohësh nga partia. Akuzohen se u shërbejnë interesave të pushtetit

Kjo nismë nuk është statutare dhe as ligjore, është nismë e një grupi njerëzish që kanë për qëllim t’i ndihmojnë Zaevit, t’i hedhin gomë për ta shpëtuar dhe ta tërheqin vëmendjen në momente kur shteti është regjim hibrid, shteti më i korruptuar në Evropë, zero vaksina, 3 mijë viktima, 55 mijë të larguar nga puna dhe shumë ndërmarrje të mbyllura, ky grup nismëtar përpiqet ta relativizojë këtë – tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Kohë më parë, Komiteti qendror i partisë kishte refuzuar kërkesën e kryetarit Hristijan Mickoski për kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin ai do të kandidonte përsëri. Nismëtarët për kongres të jashtëzakonshëm kishin deklaruar se Mickoski duhet të ishte dorëhequr.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button