Vuçiq: Ka shumë presione mbi Serbinë për shkak të Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se do të ketë shumë probleme dhe presioni ndaj Serbisë për shkak të Kosovës.

Vuçiq gjatë një vizite që ka bërë gjatë një turne në hotelin e rindërtuar “Terme 36.6” në Priboj, ka thënë se ekonomia e Serbisë po shkon mirë, por që sipas tij do të ketë probleme dhe presione për shkak të Kosovës, raporton Tanjug.

“Ka shumë probleme politike dhe presione mbi Serbinë për shkak të Kosovës. Kam frikë se këto ditë ata do të fillojnë me ndonjë ‘mrekulli’ por ne do të luftojmë, dorëzimi nuk është opsion” është shprehur ai.

LEXO EDHE:

Back to top button