Vuçiq para fillimit të Samitit: Nuk jam i sigurt që do të ketë zgjidhje për Maqedoninë e Veriut

Vuçiq para fillimit të Samitit: Nuk jam i sigurt që do të ketë zgjidhje për Maqedoninë e Veriut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shpreson por nuk është i sigurt nëse do të ketë zgjidhje për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Vuçiq para Samitit të BE-së tha se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovaçevski.

“Këtë mëngjes bisedova me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe shpresoj, por nuk jam i sigurt”, tha Vuçiq në deklaratën e tij para gazetarëve në Bruksel, para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nëse për të është e pranueshme bllokimi i procesit eurointegrues, Vuçiq deklaroi se e njëjta i është bërë Beogradit me Prishtinën me kapitullin 35.

“Nuk mund të them se zotëri Kovaçevski është i lumtur, do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button