Vuçiq paralajmëron rishikim të të dhënave për vdekjet nga COVID-19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ky vend do ta bëjë një rishikim të plotë të të dhënave për numrin e vdekjeve nga sëmundja COVID-19, për të verifikuar nëse numri përkon me numrin nga sistemi.

Vuçiq tha se shteti “nuk ka fshehur asgjë” dhe se është i bindur se nuk do të ketë dallime të mëdha midis numrave.

“Serbia do të bëjë një rishikim të plotë për çdo vdekje, për çdo person, për të parë se si duket”, tha Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Epidemiologu dhe anëtari i Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë, Predrag Kon, ka thënë më 29 shtator se, sipas llogaritjeve të tij, në Beograd, deri në muajin qershor, kanë vdekur tri herë më shumë qytetarë nga COVID-19, seç është raportuar me shkrim.

Një ditë më vonë, Kon ka fajësuar sistemin e informacionit, në të cilin anëtarët mjekësorë të Shtabit të Krizave janë mbështetur kur kanë komunikuar të dhënat.

Serbia ka raportuar 749 persona të vdekur nga koronavirusi.

Ky vend ka regjistruar mbi 33,500 raste pozitive.

LEXO EDHE:

Back to top button