Vuçiq reagon pas marrëveshjes Kosovë-Izrael

Kosova dhe Izraeli firmosen dje marrëveshjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë.
Një hap i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet e Beogradit zyrtar me Izraelin tha Vuçiç.

“Për këtë arsye në Uashington nuk deshëm të nënshkruanim e një dokument bashkëpunimi me shqiptarët tha ai. Nuk kemi dashur të inkurajojmë Izraelin që ta bëjë diçka të tillë, por qeveria e tij vendosi që Amerika është më e rëndësishme.

Firmosjen e marrëveshjes e përshëndeti nismëtari i saj, Richard Grenell; “kjo është një ditë e mrekullueshme”, ishte reagimi i tij në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button