Vuçiq: SHBA-ja po e bën tejet të fuqishme Forcën e Sigurisës së Kosovës

Vuçiq: SHBA-ja po e bën tejet të fuqishme Forcën e Sigurisës së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një deklaratë për media nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd, Vuçiç ka thënë se Serbia do të përgatitet dhe armatoset “që të parandalojë çfarëdo agresori”.

Ai është ankuar sërish për ekzistencën e FSK-së duke thënë se “nuk do të duhej të ekzistonte, bazuar në Rezolutën 1244”. Ai ngriti shqetësimin, duke shtuar se Kosova është furnizuar me pajisje turke dhe amerikane. Kosova së fundmi ka njoftuar se do të blejë nga SHBA-ja raketa Javelin, ndërsa vitin e kaluar nga Turqia bleu edhe dronë Bayraktar. Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

“Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika, këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj, të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta”, tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button