Vuçiq takon sot ndërkombëtarët, në tryezë anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe avancimi në NATO

Vuçiq takon sot ndërkombëtarët, në tryezë anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe avancimi në NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot me ambasadorët e QUINT, përkatësisht Amerikës, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.

Mediat në Beograd shkruajnë se në tryezë pritet të jenë këto tema: kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Presidenca e Serbisë njofton se në takim do të jetë edhe shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd.

Sinjalizohet se Vuçiq do t’i përdorë anëtarësimet e Kosovës si pretekst për të bllokuar procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli. “Do të jetë një mundësi që kreu i shtetit t’ua përcjellë pikëpamjet tona për çështjet e përmendura përfaqësuesve diplomatikë të Perëndimit”, raporton Novosti.

LEXO EDHE:

Back to top button