Vuçiq thotë se nuk do ta njohë Kosovën

Vuçiq thotë se nuk do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media në Beograd ka përsëritur qëndrimin e tij kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar kërkon respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Unë nuk jam gati ta njoh Kosovën. Për ta, normalizimi do të thotë se Vuçiq vjen dhe e njeh Kosovën. Dhe unë vij dhe them se kam ardhur këtu për të rritur besimin mes serbëve dhe shqiptarëve, për t’u përpjekur të kuptojmë njëri-tjetrin, motivet e njëri-tjetrit dhe përmes veprimeve konkrete dhe mbështetjes për njëri-tjetrin – le të fillojmë ta zgjidhim problemin… Epo, nëse nuk doni ta njihni Kosovën, jeni kundër normalizimit. Nuk e shoh si normalizim njohjen e Kosovës. Ne kërkojmë që të respektohen marrëveshjet që janë nënshkruar”, ka thënë ai.

I pyetur rreth paralajmërimit të serbëve të veriut për të braktisur institucionet e Kosovës, Vuçiq ka thënë se “do të jetë gjithmonë pro asaj që ata vendosin”.

LEXO EDHE:

Back to top button