Vuçiq: Vazhdimi i dialogut, çështje ditësh

ovës dhe Serbisë do të vazhdojë brenda një afati të shkurtër kohor, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke konfirmuar se Serbia do t’i përgjigjet ftesës së Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vazhdimi i dialogut “është çështje ditësh e jo javësh”.

Deklarimi i Vuçiqit para mediave u bë të premten (4 qershor) një ditë pasi ai u takua me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Vuçiq shtoi se gjatë bisedës me Palmer dhe Lajçak, ai e ka përsëritur qëndrimin se, Serbia nuk është në favor të një konflikti të ngrirë.

Qëndrimi i dy diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, gjatë kësaj jave, kishte për qëllim përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button