Vuçkova: Kriza energjetike nuk ka mbaruar, duhet të jemi më të kujdesshëm

Vuçkova: Kriza energjetike nuk ka mbaruar, duhet të jemi më të kujdesshëm

Vetëm duke investuar në energjetikë dimrin e ardhshëm do të hyjmë më të përgatitur dhe më pak të varur nga importet e energjisë elektrike. Kriza nuk ka mbaruar, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Këto janë vetëm disa nga temat që do të debatohen në Magazinën Ekonomike në Alsat.  Sipas Ivana Vuçkovës nga Fondacioni Friedrih Ebert, nevojiten kapacitete të reja për të prodhuar energji elektrike nga burimet e ripërtëritshme dhe shteti duhet të rrisë ndihmën për qytetarët që kanë probleme financiare me pagimin e faturave të tyre të energjisë elektrike.

“Shpesh dëgjojmë se çmimi i energjisë elektrike, për shkak se është i rregulluar, është më i ulët në rajon dhe në Bashkimin Evropian dhe kjo është e saktë. Por, kur e marrim si përqindje të të ardhurave të qytetarëve, jo vetëm çmimi i energjisë elektrike, por të gjitha kostot energjetike dinë të tejkalojnë një të tretën e shportës së konsumit të qytetarëve”, tha Ivana Vuçkova -Fondacioni Friedrich Ebert. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button