Vuçkova: Qytetarët nuk janë të informuar sa duhet për subvencionimin për fotovoltaikët

Vuçkova: Qytetarët nuk janë të informuar sa duhet për subvencionimin për fotovoltaikët

Investimi në panele foto-voltaike, për një amvisëri do të kthehej për 4-5 vite, kështu u shpreh në “Magazina ekonomike në Alsat, Ivana Vuçkova,ekspert për energjetikë nga Fondacioni Fridrih Ebert. Sipas saj, ekzistojnë programe për subvencionim, por qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar për to, shkruan Alsat.

Ne kemi programe nga Ministria e Ekonomisë për subvencionimin, për vendosjen e foto-voltaikëve dhe investime në efikasitetin energjetik, por për fat të keq, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë të informuar për to dhe fitohen në bazë të parimit, i pari vjen, i pari shërbehet. Ndoshta do të duhej shteti t’i kushtoj më shumë kujdes përcaktimit të kritereve se kush duhet t’i fitoj”, tha Vuçkova. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button