Vuppertal, hekurudha e pazakontë “kokëposhtë”

Vuppertal, hekurudha e pazakontë “kokëposhtë”

Qyteti gjerman i Wuppertal është shtëpia e një prej linjave më të pazakonta të metrosë në botë. Hekurudha që gjarpëron nëpër qytet, kalon sipër rrugëve e lumenjve, duke i dhënë mundësi pasagjerëve të shijojnë panoramën e vendit. Qyteti Wuppertal vendosi të vinte në zbatim këtë lloj hekurudhe, ku treni qëndron “kokëposhtë”, për shkak të relievit të komplikuar të vendit. Lugina e gjatë dhe dredha-dredha e lumit që përshkon mes për mes qytetin, e bëri të pamundur ndërtimin e hekurudhave ose tramvajeve tradicionale, ndaj inxhinierët nisën të mendonin për alternativa të tjera. Në vitin 1893, u propozua pikërisht ky sistem unik hekurudhor, që nisi të ndërtohej në 1898, derisa u inaugurua në vitin 1901./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button