“Whatsapp” ka prezantuar një opsion për kërkim më të lehtë të bisedave

“Whatsapp” ka prezantuar një opsion për kërkim më të lehtë të bisedave

“Whatsapp” ka prezantuar një funksion të ri “chat filters” i cili duhet të ndihmojë përdoruesit të gjejnë më lehtë bisedat dhe mesazhet specifike brenda aplikacionit.

– Hapja e WhatsApp dhe gjetja e bisedës së duhur duhet të jetë e shpejtë, pa probleme dhe e lehtë. Ndërsa njerëzit bëjnë gjithnjë e më shumë gjëra në WhatsApp, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme të arrish shpejt te mesazhet e tua. Kjo është arsyeja pse ne po prezantojmë funksionin “chat filters”, kështu që ju mund ta bëni këtë pa pasur nevojë të lëvizni në të gjithë kutinë hyrëse – thotë WhatsApp.

Gjegjësisht, përdoruesit në faqen kryesore kanë tre opsione për filtrimin e mesazheve – “Të gjitha, të palexuara, grupet”. Duke klikuar “Të gjitha”, që është gjithashtu cilësimi i paracaktuar, do të shfaqen absolutisht të gjitha bisedat, ndërsa “Të palexuara” do të shfaqen ato që nuk janë lexuar. “Grupet”, nga ana tjetër, është opsioni që do të shfaqë bisedat në grup.

Funksioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e WhatsApp në javët në vijim.

 

LEXO EDHE:

Back to top button