WhatsApp prezanton verifikimin e emailit

Përdoruesit e rrjetit social WhatsApp së shpejti do të kenë një mënyrë tjetër për të mbrojtur llogaritë e tyre.

Bëhet fjalë për verifikimin e emailit, i cili me sa duket është në testim pasi disa përdoruesve të WhatsApp u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre duke përdorur emaile personale. Për momentin, numri i përdoruesve të tillë është i kufizuar, por pritet që së shpejti risia të jetë e disponueshme për të gjithë.

Më herët kishte raporte të verifikimit me email, të cilat lanë të kuptohet se ekipi i WhatsApp ka punuar në këtë sistem që nga gushti. Metoda e re e verifikimit synon të bëhet një shtresë tjetër sigurie për llogaritë e përdoruesve, duke e bërë vjedhjen më të vështirë.

Procesi i verifikimit është i thjeshtë, thjesht shkruani adresën tuaj të emailit dhe prisni për një konfirmim në kutinë tuaj hyrëse.

LEXO EDHE:

Back to top button