‘X’ e Elon Muskut burimi më i madh i lajmeve të rreme

‘X’ e Elon Muskut burimi më i madh i lajmeve të rreme

Rrjeti i mediave sociale X, i njohur më parë si Twitter, është identifikuar si burimi më i madh i lajmeve të rreme. E thotë një studim i fundit i Bashkimit Europian.

Nënkryetarja e Komisionit Europian Vera Jourova tha se platforma X, e cila nuk është nënshkruese e kodit europian të sjelljes për të goditur lajmet e rreme, ka “raportin më të madh të postimeve të gabuara/dezinformuese”.

Studimi i BE-së, ekzaminoi mbi 6,000 postime të mediave sociale Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube. Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

Kodi i sjelljes për dezinformimin është një grup standardesh rregullatore që kompanitë si Google, TikTok, Microsoft dhe Meta të bëjnë më shumë për të luftuar lajmet e rreme. Kodi u ndërtua në një version të mëparshëm që u botua në vitin 2018.

“Ka detyrime nga ligji i fortë, kështu që mesazhi im për Twitter-in është: “Duhet të pajtoheni me ligjin dhe ne do të shikojmë se çfarë po bëni”, tha ajo.

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të planifikuara në Sllovaki më 30 Shtator dhe zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Poloni më 15 Tetor, është e rëndësishme që platformat të adresojnë rreziqet e ndërhyrjes online, shtoi zyrtarja e lartë europiane në një deklaratë.

Një nga mesazhet e saj kryesore për kompanitë e listuara në kodin e sjelljes është që të jenë të vetëdijshme për kontekstin ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia zvarritet.

“Kjo nuk është punë e zakonshme. Kremlini lufton me bomba në Ukrainë, por me fjalë kudo tjetër, duke përfshirë edhe BE-në.”

Jourova tha se shteti rus ka një “armatë multimilionëshe të manipulimit masiv që synon ndikimin si brenda vendit, ashtu edhe ndaj europianëve dhe pjesës tjetër të botës” për t’u kujdesur për narrativën e tij.

Ajo u kërkoi kompanive të adresojnë rrezikun pasi “presin që Kremlini dhe të tjerët të jenë gjithnjë e më aktivë “.

LEXO EDHE:

Back to top button