Xhaferi: Me Ahmetin kam komunikuar dhe jam konsultuar gjithnjë

Xhaferi: Me Ahmetin kam komunikuar dhe jam konsultuar gjithnjë

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi i ftuar në “Programi 200”, deklaroi se ka qenë në komunikim dhe konsultim permanent me liderin e BDi-së, Ali Ahmeti.

Zoti Xhaferi a e shkritë akullin me zotin Ahmeti?

“Në fakt nuk ka pasur akuj, ne kemi bërë përpjekje që të hyjnë në binarë funksionimi institucional sipas statutit dhe programit të partisë”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

Personalisht me zotin Ali Ahmeti, tani konsultoheni vazhdimisht?

“Po konsultohemi, komunikojmë. Unë përherë i kam paraqitur ato mendimet dhe shqetësimet e mia, direkt me zotin Ahmeti”, tha Xhaferi.

Nuk keni pasur ndërprerje komunikimi me te?

“Jo, Jo”, u përgjigj Xhaferi.

Po tani të rinjtë e ekzekutivit, meqë u rikthyet në parti, ju dëgjojnë?

“Ne kërkojmë që në mënyrë jo-private, jo-shoqërore të ketë komunikim, llogaridhënie. Por të jetë në kuadër të organeve, sepse organet janë ato të cilat delegojnë detyra dhe delegojnë funksione”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button