Xhaferi: Numrat të cilët ka tentativa për t’i ndryshuar, statistikat dëshmojnë diçka tjetër

A duhet të llogariten qytetarë resident banorët që jetojnë jashtë shtetit, profesori universitarë Zejadin Xhaferi thotë që kjo përcaktohet me ligj dhe s’do mend që në raste të tilla kemi dy lloje të mërgimtarëve, ata të cilët janë vendor nga shkaku se brenda vendit të Maqedonisë ka lëvizje , por edhe mërgjimtarë ndërkombëtarë.

“Kjo përcaktohet me ligj dhe s’do mend që në raste të tilla kemi dy lloje të mërgimtarëve, ata të cilët janë vendor nga shkaku se brenda vendit të Maqedonisë ka lëvizje, por edhe mërgimtarë ndërkombëtarë, të cilët do të jenë këto që janë. Në të shumtën e rasteve meqenëse vet rajoni në veçanti Republika e Maqedonisë së Veriut, ka një historik të gjatë, të gjërë dhe shumë të komplikuar rreth çështjes së numrave. Maqedonia ka 22 kombësi dhe 4 entitete, dhe në qoftë se e gjithë kjo, faji I kësaj, më duket se edhe kjo luftë del prej vet kushtetutës, nga shkaku që të gjithë qytetarët, banorët e një vendi duhet të kenë të drejta të barabarta, të pa kufizuar dhe të mos manipulohen me çshtje të numrave. Sa I përket ndërkombëtarëve, ne e dijmë që ky vend migrativ pikërisht aty tentoi që të ndriçojë një problem nga shkaku që ç’bëjnë ata të cilët janë siç disa manipulojnë për një vit dhe ata do të regjistrohen, po ç’bëjnë ata të cilët kanë bashkëshortet, kanë vajzat, janë në shtatzani lindin fëmijët atje, atje regjistrohen ngase ligji është I atillë, ne si do ti emërojmë këto, çfarë migrantësh do ti emërojmë këto, gjermanë, zvicrran apo amerikan e të ndryshme. Siç duket në fund edhe numrat të cilët ka tentaviva për ti ndryshuar, statistikat dëshmojnë diçka tjetër”.

LEXO EDHE:

Back to top button